Çka bëri Dani kur e kuptoi se Linda Morina ishte në ndejën e fundvitit

Prishtinë | 25 Dhj 2016 | 14:33 | Nga

Tashmë xhirimet e emisioneve për festat e fundvitit janë në përfundim, dhe do të shfaqen në një nga netët e ndërrimit të moteve.

Një nga emisionet i cili çdo vit i argëton shikuesit është “Op Labi Party”, i cili udhëhiqet nga moderatori i njohur Labinot Gashi.

Emra të njohur të estradës shqiptare marrin pjesë në këtë organizim, njëjtë do jetë edhe këtë vit. Sipas burimeve të Magazina.al, këtë vit e ftuar ka qenë edhe këngëtarja e shumëpërfolur Linda Morina. Por dikujt i ka penguar prania e saj.

Magazina.al merr vesh që artistit të njohur Ramadan Krasniqi-Dani, ka ikë nga xhirimet e njërës prej netëve të xhirimeve ku ishte pjesëmarrëse edhe Linda Morina. Duke u kthyer kështu tek herën tjetër kur Linda nuk ishte aty.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme