AKP-ja mban ceremoninë e hapjes së ofertave për 144 asete

Prishtinë | 04 Nën 2026 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur ceremoninë e hapjes së ofertave dhe publikimit të çmimeve për asetet që janë në shitje përmes Likuidimit nr. 76 (ShAL 76), raporton Ekonomia Online.

Në këtë proces janë përfshirë gjithsej 146 asete, të ndara sipas kategorive dhe potencialit zhvillimor, të cilat ofrojnë mundësi për investime në sektorë të ndryshëm.

Në mesin e aseteve të ofruara janë njësi bujqësore, shumë prej tyre me tokë të cilësisë së lartë për bujqësi intensive dhe pemëtari, njësi rezidenciale të përshtatshme për zhvillimin e banimit urban dhe rural, si dhe asete me funksione të ndryshme komerciale për investime afariste.

Pjesë e ofertës janë edhe depo me potencial për shfrytëzim logjistik dhe magazinues, si dhe lokale afariste që paraqesin mundësi për zhvillimin e bizneseve. Ceremonia është mbajtur në sallën e konferencave të Hotelit Grand në Prishtinë.

Të ngjashme