Macron i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula me rastin e marrjes së detyrës

Prishtinë | 04 Nën 2026 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë letër urimi nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës, raporton Ekonomia Online.

“Në letrën e tij, Presidenti Macron i përcolli Presidentes Shiroka Pula urimet më të përzemërta dhe shfaqi shpresën se zgjedhja e saj do të mundësojë rifillimin e përparimit në fushat që kontribuojnë në perspektivën evropiane të Kosovës”, ka njfotuar zyra për media e presidencës.

Sipas njoftimit, Presidenti Macron ka rikujtuar takimin me Kryeministrin Albin Kurti në Paris, në mars të këtij viti, si dhe partneritetin historik ndërmjet Francës dhe Kosovës.

“Ai shprehu kënaqësinë që vizita e ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë, gjatë muajit korrik mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të reja ndërmjet dy vendeve.

Në letrën e tij, ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme