Linda Morina edhe në bikini, me shqiponjë kombëtare

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 14:47 | Nga

Linda Morina, e njohur për këngët folklorike-patriotike, të cilat i nxjerr “sa e hap e mbyll sytë”, është parë në plazhin e Durrësit, me veshje që i shkon karakterit të saj.

Linda ka dalë në plazh me një palë bikini me simbolin e shqiponjës së flamurit kuq e zi.

Bikini të kuqe me shqiponjën dykrenore në vend të gjoksit: është kjo veshja me të cilën Linda ka zgjedhur të pushojë në Durrës.

Sipas raportuesit, shumë pushues kanë qeshur me veshjen e saj, pasi u dukej e tepruar, ndërsa të tjerë janë habitur me zgjedhjen që ajo kishte bërë.

linda morina

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme