Pas rezultateve të dobëta të fundit nga Prishtina, situata në kampin e kryeqytetasëve ka filluar të tensionohet.
Tani mësohet se trajneri Lutz Lindermann ka pasur një mosmarrëveshje me sulmuesin e tij, Kreshnik Lushtaku, të cilin gjermani e ka përjashtuar nga stërvitja.
Këtë lajm e ka konfirmuar Olle, gazetë e cila konfirmon gjithashtu se nënkryetari Afrim Muçiqi dhe protagonisti Kreshnik Lushtaku nuk pranuan të prononcohen për këtë rast.
Ndërsa, më pas Olle e ka kontaktuar zëdhënësin e Prishtinës, Avni Durmishin, i cili thotë se nuk ka informata në lidhje me këtë rast.
“Nuk kam informata që ka ndodhur diçka e tillë, as nuk e besoj të ketë ndodhur diçka, sepse i tërë përqendrimi është në ndeshjen e nesërme me Feronikelin”.
Por, është e vërtet se Lushtaku nesër me gjasë do të ik në Gjermani tek familja, e pastaj me gjasë të madhe, do të transferohet tek skuadra zvicerane Chiasso – skuadër kjo që Lushtaku me shumë sukses kishte kaluar provat para ca kohëve dhe me siguri se Lushtaku e askush tjetër s’do të rrezikonte për një ndeshje që t’i ikte mundësia e të lëshonte rastin drejt qëllimit që ka”, u shpreh Durmishi.
Përveç krizës në rezultate, tani Prishtina duhet të ballafaqohet edhe problemin tjetër, pra me atë të problemeve brenda skuadrës.