Prishtina nuk ndalet, transferon edhe një qendër-mbrojtës

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e FC Prishtinëas ka zyrtarizuar edhe transferimin më të ri. Prishtina ka arritur marrëveshje me Aleksandar Ristevskin.

Ristevski luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe është 29 vjeçar, teksa tek Prishtina vjen nga ekipi i Rabotnickit.

“Ai është 29-vjeçar e kryesisht ka luajtur në kampionatin maqedonas, derisa ka pasur një periudhë të shkurtër edhe në Shqipëri, ku për gjashtë muaj ka veshur fanellën e Vllaznisë së Shkodrës.

Ristevski është aktivuar edhe për Metalurg Skopje, FK Skopje, Carev Dvor, Pobeda Prilep, Pelister Bitola, Renova dhe Struga para se të transferohet te Rabotniçki.

Ristevski është përforcimi i tetë dhe i fundit për këtë afat kalimtar.

Më parë me Prishtinën janë bashkuar edhe Bujar Pllana, Agim Zeka, Sadam Sulley, Adonis Aliu, Drilon Cenaj, Gentrit Begolli dhe Josip Tomasheviq.

Ristevski, që tashmë i është bashkuar ekipit në stërvitje, e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit”.

Ja njoftimi i FC Prishtinës:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme