Kompania Frutex tashmë ka lëshuar në përdorim linjën më të madhe prodhuese të pijes energjike Golden Eagle në Ballkan.
Sipas kompanisë, linjës aktuale i është shtuar kapaciteti i prodhimit prej 50 mijë copë në orë.
Pronari i Frutexit, Shaqir Palushi për Telegrafin ka konfirmuar se është investuar në ndërtimin e fabrikës së re, me qëllim që të përmbushen kërkesat gjithnjë e në rritje për këtë pije energjike.
“Për shkak të pamundësisë së përmbushjes së kërkesave në rritje të Golden Eagle në tregun vendor e për me tepër në atë ndërkombëtar, ne me urgjencë kemi investuar në ndërtimin e një fabrike të re. Me instalimin e linjës, ne do t’i përmbushim kërkesat dhe kemi rritje të kapaciteteve më tepër”, pohon Palushi.
Ai shton se deri më tani kanë qenë të kufizuar në shitje për arsye të pamundësisë së prodhimit të mjaftueshëm të kësaj pije energjike.
“Deri më tani kemi qenë të kufizuar në rritje, për arsye të pamundësisë së prodhimit, gjë që është dashur të kufizohet shitja. Aktualisht kemi mjaftueshëm, sa që mund dhe ta trefishojmë shitjen”, shoi ai.
Në fund, Palushi tregon se ekziston trendi në rritje për produktin e Golden Eagle, sidomos në tregun evropian.
“Në vitin e parë, linja e prodhimit nuk do të filloj së funksionari shtatë ditë në javë, por me kalimin e kohës, shumë shpejtë linja do të shfrytëzohet 100 për qind. E shohim se ekziston trendi në rritje për produktin tonë, sidomos në tregun evropian”, përfundon Palushi.