Rrjeti social profesional Linkedin prezantoi një veçori të re të quajtur “Trending Storylines,” një set lajmesh dhe postime të përzgjedhura nga editorët për të mbajtur përdoruesish sa më gjatë në platformë.
Kjo është përpjekja më e fundit e kompanisë për të tërhequr vëmendjen e 467 milion anëtarëve sidomos të atyre të cilët futen në rrjetin social vetëm kur kërkojnë një punë të re.
Sa më shumë që përdoruesit qasen në Linkedin, aq më shumë të ardhura gjeneron kompania nga reklamat dhe të dhënat e përdoruesve.
Trending Storylines do të shfaqet krahas furnizuesit të përmbajtjeve nën tabin e ri “Trending,” në aplikacionin mobil dhe në skajin e djathtë lart të sajtit desktop.
25 punonjës të Linkedin nga gjithë bota do të përzgjedhin përmbajtje që kanë të bëjnë me shëndetin, teknologjinë dhe financat ndihmuar edhe nga një algoritëm.
E thënë ndryshe Linkedin kërkon të shndërrohet në një Facebook dhe Twitter, rrjete të cilat janë shndërruar në destinacione digjitale tashmë.
Kompania beson se një përdorues më i angazhuar në rrjetin social është më i prirë të përditësojë më shpesh profilin e tij, të postojë, të komentojë dhe të ofrojë detaje të interesave të tij.
Këto të dhëna janë pikërisht arsyeja pse Microsoft bleu Linkedinin për 27 miliardë dollarë.