Kapiteni i Argjentinës e ka treguar më shumë së kurrë atë që është në futboll me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme këtë vit në Katar
Mendja e Lionel Messi ishte në garë maratonike prej natës kur ai u paraqit në stadiumin MetLige atë natë të 26 qershorit të vitit 2016.
Ai kishte humbur penalltinë e parë të Argjentinës në humbjen ndaj Kilit në Copa Amerika.
Kjo ishte hera e tretë që ai po humbiste në një garë ndërkombëtare për Messi dhe e katërta në përgjithësi.
Ai ndihej i dënuar, i destinuar të zhgënjejë në fanellën e Argjentinës. Sergio Aguero kurrë nuk e kishte parë shokun e tij aq të zhgënjyer.
Messi e dinte së si do të portretizohej humbja e tij: si një provë që ai thjesht nuk mund të fitojë me Argjentinën; që ai nuk do të arrinte të krahasohej me Maradonën; që ai luante mirë për Barcelonën; dhe për më keq përsëri, që ai kujdesej më shumë për klubin katalunas së sa për vendin e tij.
Kështu që, në debatin e ndezur, i pushtuar nga momenti i “trishtimit më të madh në jetën e tij”, Messi mori një vendim të vështirë, që të pensionohej nga Kombëtarja.
“U përpoqa shumë që të bëhem kampion me Argjentinën, por kjo nuk po ndodh”, tha ai për gazetarët. “Nuk mund ta bëjë”.
“Mendoj së më e mira për mua është të pensionohet, për të gjithë, për mua dhe për njerëzit të cilët e dëshirojnë atë”.
Asnjë argjentinas, megjithatë, nuk dëshironin që ai të largohet.
Madje as trajneri i Kilit që fitoi ndeshjen, Juan Antonio Pizzi që ishte nga Argjentina, ishte befasuar me vendimin e papritur të Messit.
“Numrat e Messit janë të pashembullt dhe mendoj që ai do të mbetet i tillë përgjithmonë, për shkak se është e pamundshme për një futbollist ta bëjë atë që ka bërë Messi”, tha ai.
“Gjenerata ime nuk mund ta krahasoj atë me Diego Maradonan për shkak se ajo çfarë bëri Maradona e bëri gjatë një gjenerate futbollit të Argjentinës”.
“Por, mendoj që ai është futbollisti më i mirë që kam luajtur këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Ishte pothuajse e pashmangshme, argjentinasit filluan një fushatë për ta bindur kapitenin e tyre që të vazhdoi, madje edhe Presidenti i vendit të tyre Mauricio Macri e luti atë që të vazhdojë të luajë.
Në anën tjetër, një 15 vjeçar me emrin Enzo Fernandez postoi një letër të hapur për Messi në faqen e tij të Facebookut.
“Bëjë çfarëdo që dëshiron, Lionel, por të lutëm mendo që të qëndrosh. Qëndro dhe argëtohu”, shkroi ai. “Në një botë presionesh qesharake, ata arrijnë të nxjerrin nga loja gjënë më të mirë më të çmuar në këtë ndeshje, argëtimin”.
“Të shoh se si luan ti me fanellën blu e bardh është krenaria më e madhe në botë. Luaj për argëtim, për shkak se kur je duke u argëtuar, ju nuk e keni idenë së sa shumë argëtohemi edhe ne”.
Të dielën pasdite, Fernandez do të jetë titullar krah Messit për Argjentinën në finalen e Botërorit 2022 në Katar.
Në anën e brendshme, gjëra interesante kanë ndodhur për këtë skuadër.
Pavarësisht tërheqjes së pensionit një muaj pas finales së Copa Amerika, më shumë për shkak të mbështetjes që pati nga publiku, një tjetër zhgënjim do të regjistrohej në shpinën e Messi në Rusia 2018.
Në këtë fazë, dukej se mundësia e tij për ta fituar një trofe të rëndësishëm me Kombëtare ka kaluar.
Megjithatë, caktimi për trajner i Lionel Scaloni ndryshoi gjithçka.
Ai jo vetëm që bëri disa lëvizje të drejta taktike, por ai po ashtu gjeneroi frymëzim në ekip që shtyu Albiceleste që të fitojnë vitin e kaluar Copa Amerika në Brazil kundër Kanarinave.
Ky trofe ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për Messi në nivelin e tij personal. Prezantonte një lehtësi po aq sa prezantonte kënaqësi. Ishte fituar një trofe. Karriera me Kombëtare ishte argëtuese përsëri.
“Me të vërtetë e kam shijuar të qenit me Kombëtare në vitet e fundit”, tha sulmuesi para finales së të dielës kundër Francës në Lusail.
“ta fitosh Cipa Amerika dhe të arrish në Botëror me 36 ndeshje pa humbjes, pastaj ta përfundoni këtë trajktore me një finale është e jashtëzakonshme”.
“Shpresoj që populli i Argjentinës të kënaqet me këtë çfarë jemi duke bërë ne. Ata nuk duhet të dyshojnë që ne jemi duke bërë absolutisht gjithçka për këtë”.
Messi pa asnjë dyshim është duke i dhënë të gjithë, të cilat mund të tingëllojnë si një gjë e çuditshme për një futbollist i cili kalon shumicën e ndeshjes duke ecur në fushë.
Megjithatë, derisa mosha mund ta këtë ngadalësuar ritmin e tij, kjo e ka bërë po ashtu “Messin të mençur”, siç thekson Jorge Valdano.
Ai është bërë edhe më i mençur, edhe më i aftë për të shfrytëzuar në maksimum dhuratat e jashtëzakonshme nga të tjerët, që do të thotë që “ai edhe pse e ka topin më pak, jep më shumë”.
“Messi më i zemëruar”, siç e quajti Pablo Zabaleta atë, ia rikujton argjentinaseve kulmin e Maradonës. Qetësia e ka bërë atë një kapiten të guximshëm.
E vërteta, me ndihmën e ekipit të tij, Valdano e krahason atë me Ocean’s 11. Messi e udhëhoqi Argjentinën për në finale, pavarësisht humbjes shokuese kundër Arabisë Saudite në ndeshjen e parë.
Në ndeshjen ku duhej fitorja kundër Meksikës, ai e theu ngërçin me një sulm të jashtëzakonshëm nga largësia, dhe nuk shikoi më prapa.
Para kësaj gare, ai nuk kishte shënuar asnjëherë gol në fazat e eliminimit direk në Botëror. Ai tani ka shënuar tri, si dhe ka bërë dy asiste të mëdha në garë që nuk janë parë në këtë garë.
Kritikët e tij kanë mbetur pa justifikime që t’ia mohojnë atij titullin “GOAT” (futbollistit më të mirë te të gjitha kohërave). E tëra çfarë ju ka mbetur është se ai nuk ka medalje të arit të Botërorit.
Kjo mund të ndryshoi të dielën në mbrëmje. Por, pavarësisht rezultatit statusi i Messit si futbollisti më i mirë në histori, është i sigurt.
Debati ka përfunduar. Asnjë futbollist, madje as Pele apo Maradona nuk ka luajtur në këtë nivel konsistent dhe të shkëlqyeshëm për një periudhë kaq të gjatë kohore.
Kylian Mbappe duket që është i destinuar që të hyjë në diskutim në vitet në vazhdim, por do t’i duhet më shumë së një dekadë që t’i ofrohet gjenialitetit të messi.
Scaloni ka menduar se ndoshta argjentinasit janë të një anshëm kur kanë shikuar kapitenin e tyre frymëzues në historinë e futbollit.
Por, nuk janë vetëm trajnerët e tij, kolegët apo bashkëvendasit të cilët i thurin lëvdata atij.
Kundërshtarët e tij në Katar janë rreshtuar për të thënë se është privilegj të ndash fushën me numrin 10 të Argjentinës.
Luka Modric e ka cilësuar Messi “si më i madhi” pas gjysmëfinales, derisa Keanu Baccus e krahasoi atë me një “statujë dylli”. “Ai duket i rremë në fushë… është surreale së sa i mirë është ai tani”.
Josko Gvardiol ishte shqetësuar nga Messi të martën në mbrëmje në Lusail por pas mbrëmjes së jashtëzakonshme mbrojtësi kroat tha se “sot dhe nesër do të jem në gjendje që t’i them fëmijëve të mijë që e mbulova Messi për 90 minuta”.
Për me tepër, trajneri i Francës, Didier Deschamps ka pranuar se edhe disa nga francezët e tij do të dëshironin që Messi të fitonte të dielën, derisa ai po ashtu ka marrë mbështetjen nga disa futbollistë të famshëm brazilian.
Ronaldo tha se ai do të ishte i lumtur për Messi nëse Argjentina fiton, derisa Rivaldo tha se ai e meriton atë “për personin që është dhe për futbollin e bukur që e ka luajtur gjithmonë”.
“Perëndia i di të gjitha dhe do ju kurorëzojë me trofe të dielën”.
Messi është tashmë mbreti. E ngriti apo jo trofeun, megjithatë, ai do të cilësohet si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.
Numrat e tij duken qesharak, pasi që shumica e rekordeve të tij janë të pathyeshme, e në moshën 35 vjeçare, ai i ka dhënë më së shumti hijeshi Botërori se të gjithë para tij.
Ai është aktualisht në pozitë për ta fituar si Topin e Artë ashtu edhe Këpucën e Artë. Nëse ai e bën këtë, lehtë mund ta shtojë edhe një Top të artë, te tetin me radhë, në vitrinën e tij.
Nuk është vetëm trofeu në pyetje, megjithatë, është talenti, magjia dhe emocioni.
Duhet të jesh një sportist shumë i veçantë që t’i bashkosh njerëzit nga çdo vend i botës që të adhurojnë. Duhet të jesh një GOAT që ta harrosh këtë gjë për pak kohë.
Argjentina është një komb që përjeton një realitet të ashpër me një krizë ekonomike dhe tani njerëzit janë duke e jetuar një ëndërr në muajin e kaluar.
“Pavarësisht rezultatit, ka diçka që askush nuk mund ta marrë një rezultat nga ju dhe ky fakt është që ju i keni bashkuar të gjithë argjentinasit duke i bëri një”, i tha gazetarja Sofi Martinez Messi pas fitores në gjysmëfinale kundër Kroacisë.
“Nuk ka asnjë fëmijë që nuk e ka fanellën me numrin e juaj, s’ka rëndësi a është reale, e rreme apo e bërë. E vërteta , ju keni lënë shenjë në jetën e të gjithëve. Kjo, për mua është më shumë se ta fitosh Botërorin. Askush nuk mund të ua marrë këtë nga ju, kjo është mirënjohja e ime, për atë së sa shumë lumturi keni sjell të njerëzit”.
Por, nuk është vetëm burimi i kënaqësisë dhe emocioni për argjentinasit. Ka qenë një kënaqësi dhe privilegj për të gjithë ne që ishim dëshmitarë të një rilindje të jashtëzakonshëm, që kjo do të jetë një finale më fantastiket.
Në këtë kuptim, nuk ka rëndësi shumë çfarë ndodh kur muzika të ndalon. Ky vallëzim i fundit tashmë ka qenë i bukur.
Cilado Kombëtare të fiton në finalen e Botërorit, çdo njeri është me fat që do të jetë në Lusail dhe do të thotë, këtu ka luajtur futbollisti më i mirë në botë që kemi njohur sot.