Dje nga njësitet policore të Lipjanit janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet të kenë kryer disa grabitje.
Të arrestuarit janë R.S, mashkull (17 vjeçar) dhe F.S, femër (22 vjeçare).
Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrollimi i një lokacioni ku policia ka gjetur dhe sekuestruar gjësende që dyshohet të jenë raportuara si të grabitura.
Personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale para se rasti të procedohet më tej.