Lipjan, e godasin me veturë pas një mosmarrëveshje

Prishtinë | 19 Gus 2019 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Një person është goditur me veturë pas një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarin, duke pësuar kështu lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Lipjan, ku viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa, i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.

 

Të ngjashme