S.K, prindi i një të mituri të dënuar për dhunim, i cili është me probleme mendore, ka thënë se djali i tij është djegur para rreth një jave brenda Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan.
16-vjeçari P.K ndodhet në vuajtje të dënimit pasi është shpallur fajtor për dhunimin e një të miture.
Babai i tij S.K., në një deklarim për Paparacin, e ka akuzuar drejtorin e burgut për tentim të fshehjes së rastit të djegies së djalit të tij të mitur brenda burgur.
Ai e ka akuzuar edhe trupin gjykues për burgosjen e djalit të tij të mitur.