Komuna e Lipjanit dhe Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), sot në sallën e Kuvendit të Komunës kanë organizuar sesionin informues me fermerët e Lipjanit për promovimin e projektit: “Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit”.
Në kuadër të këtij projekti do të përkrahen 21 përfitues me grante bujqësore dhe asistencës profesionale me qëllim të krijimit të të ardhurave dhe përmirësimit të gjendjes ekonomike.
Ky projekt po realizohet pas marrëveshjes së nënshkruar ditë më parë nga Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti me përfaqësuesin e IADK-së, Zenel Bunjaku.
Shpërndarja e granteve do të bëhet me qëllim të ngritjes së kapaciteteve prodhuese në sektorë të ndryshëm të bujqësisë me fokus të veçantë në perimtari, pemëtari, bimë mjekësore, blegtori – bletari dhe përpunim të pemëve, perimeve dhe qumështit.