Qytetarët e Lipjanit votojnë që qyteti të mos dekorohet për festat e fundvitit

Lipjan | 09 Dhj 2020 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Lipjanit ka vendosur që të mos dekorohet qyteti, kjo pas një sondazhi të zhvilluar ku shumica e qytetarëve janë shprehur kundër ndriçimit për nderë të festave të fundvitit, përcjell Ekonomia Online.

“Pas një sondazhi që ka zhvilluar Komuna e Lipjanit me pyetjen se a duhet të dekorohet qyteti në Lipjan për nder të festave të fund vitit, shumica e qytetarëve janë përgjigjur për (JO) që mos të dekorohet qyteti, pasi që aktualisht jemi në kushte të pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Në këtë rast Komuna e Lipjanit merr për bazë vullnetin e qytetarëve dhe vendos që mos dekorohet qyteti për nderë të festave të fund vitit.

Image may contain: text that says '1,363 esponses Message for respondents This form is no longer accepting responses Not accepting responses Summary Question Te dashur qytetare te Komunës se ipjanit, jepni mendimin tuaj. për festat fundvitit 2020? Individual 1,363 responses duhet te dekorohet qyteti 9% PO 42.1% 1%'
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme