Komuna e Lipjanit ka shkëputur kontratë për dekorimin e sheshit dhe qytetit të Lipjanit për festat e fundvitit.
Kjo ka ndodhur pasi komuna ka pranuar njoftimin, se kontraktuesi nuk ju ka përmbajtur kushteve të kontratës.
‘Kontraktuesi për kundër që ka marrë tri vërejtje me shkrim nga komuna për përshpejtimin e punimeve dhe përmbajtjen e kushteve të kontratës, kontraktuesi nuk ka ndërmarrë masa për t`i realizuar obligimet e veta që janë sipas kontratës’, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet Komuna ka formuar një komision për verifikimin e shërbimeve të parapara në projektin e dekorimit të sheshit me rastin e fund vitit, të cilët kanë vlersuar gjendjen faktike dhe ka konstatuar se operatori ekonomik nuk ju ka përmbajtur kushteve të kontratës.
Komuna e Lipjanit kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët se për shkak të afatit të shkurtër kohor dhe procedurave të gjata të rishpalljes, qyteti i Lipjanit do të mbetet i pa dekoruar për këtë fundvit.