Lipjani me fushatë informuese për legalizimin e objekteve pa leje

Prishtinë | 20 Dhj 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nxjerrë një ligj të ri për trajtimin dhe legalizimin e ndërtimeve pa leje, ndërkohë Drejtoria për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Lipjanit, të enjten, ka nisur një kampanjë informuese për qytetarët.

Ky ligj është plotësuar me disa udhëzime administrative, ndërkohë është shqyrtuar edhe nëpërmjet diskutimeve publike në nivel të vendit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ligji i ri është hartuar në mënyrë që të ketë lehtësira për qytetarët të cilët kanë shtëpi dhe objekte të palegalizuara, andaj procedura për legalizim të objekteve pa leje do të përfundojë në shtator të vitit 2020.

Ndërkaq pas kësaj periudhe kohore, sipas zyrtarëve komunalë, do të nisin rrënimi i objekteve pa leje dhe shqiptimi i gjobave për ndërtuesit. Faza e regjistrimit të ndërtimeve pa leje ka përfunduar në muajin shkurt të 2015-s, andaj në tërë territorin e Kosovës janë gjithsej 352 mijë e 836 ndërtime pa leje, ndërkaq në të gjithë territorin e Komunës së Lipjanit sipas ligjit të vjetër ekzistojnë 15 mijë e 747 ndërtime pa leje.

Në një debat me qytetar, të enjten, drejtoresha për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Lipjanit, Emina Rexhiq ka thënë se po fillojnë me këtë kampanjë informuese, e cila do të prezantohet edhe nëpër vendbanime rurale të Komunës së Lipjanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme