Lipjani s’ka buxhet për dezinsektim sezonal

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Lipjanit prej disa vjetësh ka dështuar t’i dezinfektojë dhe dezinfektojë hapësirat publike. Kjo, për shkak se deri tashti nuk është bërë ndonjë rishikim i buxhetit për këtë plan.

Ndërkohë, zyrtarët e kësaj komune kanë thënë se me rishikimin e ardhshëm të buxhetit një projekt i tillë do të realizohej më 2020-n. Rreth kësaj çështjeje të martën ka reaguar organizata joqeveritare “YAHR” që monitoron zhvillimet në Komunën e Lipjanit dhe subjekti më i madh opozitar PDK-ja, dega në Lipjan.

Ndërkohë në vitin e kaluar si pasojë e mosdezinsektimit të ambientit ka pasur qytetarë të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor nga infeksionet që u janë shkaktuar nga insektet e ndryshme. Ndërkohë PDK-ja, Dega në Lipjan, ka realizuar edhe disa aktivitete rreth kësaj çështjeje për të sqaruar se qeverisja lokale e udhëhequr nga LDK-ja prej gjashtë vjetësh asnjëherë nuk e ka dezinfektuar qytetin e Lipjanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme