Fituesi i Kupës së Botës, Marcello Lippi ka thënë se mesfushori i Interit, Nicolo Barella, është ylli i Italisë së Roberto Mancinit në Euro 2020.
Lippi ishte organizatori pas triumfit të Kupës së Botës në 2006, por trajneri italian vazhdon ta ketë mendjen te kombëtarja, edhe përkundër pensionimit.
Ish-trajneri foli për La Gazzetta dello Sport për skuadrën aktuale dhe pritjet e tij për Kampionatin e ardhshëm Evropian këtë verë.
Lippi u pyet për të zgjedhur yllin e ekipit aktual dhe zgjodhi pikërisht mesfushorin e Interit, Barella, i cili sipas tij do të shkëlqejë në Evropian.