Barella konfirmon se ishte afër transferimit në Chelsea

Prishtinë | 05 Tet 2019 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Barella mund të ishte sot lojtar i Chelseas, nëse s’do të kishte vendosur të qëndrojë dhe të ndihmojë Cagliarin në kohë të vështira.

Mesfushori i Interit, Nicolo Barella, ka bërë të ditur se ka qenë shumë afër transferimit te Chelsea në Janar të vitit 2019.

22-vjeçari tha: “Chelsea kërkonte të më transferoj në janar, negociatat ishin konkrete. Por, unë i thash Cagliarit: “nuk është kohë e lehtë për ekipin, do të qëndroj deri në fund të sezonit e më pas do të vendosi”.

Barella ka bërë 7 paraqitje këtë edicion me Interin, ka realizuar një gol.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme