Ekonomia Online
FUNDIT

Liqeni – Liburni, finalja e madhe e Kupës në futsall

Liqeni – Liburni, finalja e madhe e Kupës në futsall

Skuadra nga Drenasi dhe ajo nga Gjakova do ta kërkojnë sot trofeun e çmueshëm, në përballjen e tyre në kryeqytet Derisa futbolli kosovar do të pushojë në mesjavë, të njëjtën gjë nuk do ta bëjë edhe futsalli. Në fakt, sot do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futsall. Për trofeun e çmueshëm […]

Skuadra nga Drenasi dhe ajo nga Gjakova do ta kërkojnë sot trofeun e çmueshëm, në përballjen e tyre në kryeqytet

Derisa futbolli kosovar do të pushojë në mesjavë, të njëjtën gjë nuk do ta bëjë edhe futsalli.

Në fakt, sot do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futsall.

Për trofeun e çmueshëm të kësaj gare do të përballen Liqeni nga Drenasi me Liburnin nga Gjakova.

Për shkak të gjendjes me pandeminë, edhe kjo ndeshje fatkeqësisht do të luhet pa praninë e shikuesve.

Dueli në mes të Liqenit dhe Liburnit do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë duke filluar nga ora 17:00.

Të ngjashme