Kryetari degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj ka mohuar se ka kërcënuar Ylli Hoxhën, shef i grupit të asamblistëve në Prishtinë.
Çelaj, ka thënë se nuk është e vërtet se e ka kërcënuar kolegun e tij në Asamble Ylli Hoxën.
Ai publikimin e Hoxhës në Facebook e ka cilësuar si goditje të ulët.
“E demantoj plotësisht atë që e ka shkruar atë në Facebook. Konsideroj se deklarata e tij është një goditje e ulët”, ka thënë Çelaj.
Ndërkohë që asambelisti në Komunën e Prishtinës, Ylli Hoxha sot gjatë ditës në rrjetin social Facebook ka shkruar se gjatë seancës së sotme në Kuvendin komunal mori kërcënime nga Kryetari degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj.
“Gjate seances se sotme, pas nje polemike, Zv.Ministri i Drejtesise Lirak Celaj me kercenoi, pa i bo syri verr. Ky postim le te mbetet si reference, mos helbet e ka pase pernjemend”, ka shkruar ai. (Gazeta Metro)