Pas dy humbjeve radhazi në Superligë klubi nga Prizreni, Liria ka arritur të gjejë rrugën e fitores.
Madje Liria fitoi derbin e sotëm kundër Dritës, që është një nga pretendentët për titull, transmeton Koha.net.
Në një ndeshje spektakolare në Prizren, vendasit shënuan fitore prej 3 me 2.
Drita e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi përmes Xhevdet Shabanit që shënoi në minutën e 30.
Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë Liria barazoi shifrat përmes mesfushorit Qendrim Gashi.
Në pjesën e dytë Drita riktheu epërsinë në minutën e 55 përmes Haxhi Nezirajt.
Por, Liria u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar edhe dy herë. Përmes Liridon Fetahajt që realizoi në minutat 65 dhe 73.