Liridona Baftjari nga fshati Malishevë në Gjilan, është pilotja e parë e helikopterit nga radhët e FSK-së.
Forcat e Sigurisë së Kosovës janë kthyer në Ushtri të Kosovës. Shteti 10 vjeçar më në fund e bëri Ushtrinë e vet.
Liridona Baftjari nga fshati Malishevë në Gjilan, është pilotja e parë e helikopterit nga radhët e FSK-së, Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Liridona ka qenë nëntogere në FSK ndërsa tani misioni i saj do të bëhet edhe më i qartë si pjesë e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, shkruan “Kult Plus”.
Ajo është shkolluar në Turqi.