Lirika Deva ka pasur një tjetër paraqitje të mirë në Lojërat Olimpike Dimërore për të “Rinj Gangwon 2024”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Skitarja zuri vendin e 27-të nga 79 garuese në disiplinën e sllallomit.
Ajo la pas vetes 51 garuese, ku 34 dolën nga shtegu. Lirika mori edhe 118.95 pikë të FIS-it.
Është ky rezultati më i mirë ndonjëherë për Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj.
Lrika pati kohën 1 minutë e 50.54 sekonda nga të dyja lëshimet.
Në lëshimin e dytë ishte më e shpejtë për rreth dy sekonda