Lirimi me kusht – Haxhiu tregon për ankesat e të burgosurve: Vendimet refuzohen pa arsye

Prishtinë | 18 Maj 2023 | 12:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

EULEX-i ka prezantuar Raportin Monitorues për Aplikimin e Lirimit me Kusht në Kosovë, i cili e mbulon periudhën prej muajit mars 2022 deri në shtator 2022, raporton Ekonomia Online.

Shef i Misionit të EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, tha se ky raport përfshin gjetje dhe rekomandime specifike për autoritetet lidhur me aplikimin e lirimit me kusht nga gjashtë institucione korrektuese në tërë Kosovën. Wigermark shtoi se për të miturit dhe gratë duhet të aplikohet në masë të madhe lirimi me kusht.

“Raporti që po e lansojmë sot përqendrohet në temën e lirimit me kusht, si aspekt i rëndësishëm i drejtësisë penale. Lirimi me kusht i referohet lirimit të mbikëqyrur të të burgosurve, para përfundimit të dënimit të tyre të plotë. Ai është krijuar për të ofruar individëve një mundësi për t’u riintegruar gradualisht në shoqëri me disa kushte specifike. Koncepti i lirimit me kusht pranon se dënimi si i vetëm nuk qon domosdoshmërisht në rehabilitim”.

“Një fushë dhe kjo e para lidhet me shkelësit e mitur, shkelësit e ri. Në rastet e tilla, lirimi me kusht duhet të përdoret në masën më të madhe të mundshme, sipas mendimit tonë dhe tu jepet në kohën më të hershme të mundshme. Kjo natyrisht se do të minimizonte efektet negative të burgosjes për rrezikun e recidivizmit nga të rinjtë. Fusha e dytë prioritare, sipas mendimit tonë, duhet të jenë gratë e burgosura. Nevojën për të integruar një perspektivë gjinore në zbatimin e kësaj mase dhe të merret parasysh nevojat e tyre specifike për riintegrim”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se qëllim i tyre mbetet që të garantojnë sistem të besueshëm të drejtë dhe të pavarur, por edhe profesional.

Sipas saj, dënimi me burgim nuk duhet të jetë masa e vetme për sigurinë publike, sidomos kur është fjala për krimet që nuk kana rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Haxhiu shtoi se lirimi me kusht nuk është vetëm proces ligjor, por edhe njerëzor apo human, prandaj thotë ajo në vendet demokratike siç është edhe Republika e Kosovës, lirimi me kusht është instrument i zakonshëm.

Ajo më tej tha se në vizita në qendra korrektuese të burgosurit i janë ankuar se vendimet e lirimit me kusht, konsiderohet që janë vendime standarde e që shumica refuzohen pa arsyeje, raporton EO.

“Si Ministri e Drejtësisë, kemi për qëllim që të garantojmë një sistem të besueshëm të drejtë dhe të pavarur, por edhe profesional. Drejtësia penale është shtyllë e sistemit të së drejtës. Dënimi me burgim nuk duhet të jetë masa e vetme për sigurinë publike, sidomos kur është fjala për krimet që nuk kana rrezikshmëri të lartë shoqërore, e të përdoret lirimi me kusht. Lirimi me kusht nuk është vetëm proces ligjor, por edhe njerëzor apo human. Në vendet demokratike siç është edhe Republika e Kosovës, lirimi me kusht është instrument i zakonshëm”.

“Nëse një person i dënuar ka treguar sjellje të mirë, dhe ka pranuar përgjegjësinë ë tij, atëherë duhet të ekzistojë mundësia për lirimin me kusht. Po punojmë në përmirësimin e lirimit me kusht, në përmbushjen e standardeve. Një prej ankesave më të shpeshta e të burgosurve, kanë qenë vendimet e planit për lirim me kusht, konsiderohet që janë vendime standarde e që shumica refuzohen pa arsyeje”.

Ritva Vahakoski, shefe e Njësisë Korrektuese të EULEX-it tha se numri i kërkesave për lirim me kusht në vitin 2021 ka qenë mbi 700 dhe se vetëm 29% janë aprovuar.

“Gjatë vizitave fillestare, EULEX-i intervistoi edhe stafin e përfshirë në këtë proces, kryesisht punëtorët social dhe zyrtarë ligjor në mënyrë që të merr ose të fitojë një pasqyrë të përgjithshme të statusit të lirimit me kusht”

“…Njësia korrektuese ka kërkuar që institucionet korrektuese të japin numrin e kërkesave për lirim me kusht, nga viti 2021 dhe rezultatin apo epilogun e tyre. Numri i përgjithshëm i kërkesave për atë vit, arrinte në 705, nga të cilat 29 për qind u miratuan, kurse 71 për qind u refuzuan”.

Të ngjashme