Zyrtarët në Kamerun thanë se nxënësit e rrëmbyer në një shkollë në veriperëndim të këtij vendi, janë liruar.
Shtatëdhjetetetë nxënës dhe tre persona të tjerë u rrëmbyen të dielën në kryeqytetin e rajonit Bamenda.
Një shofer po ashtu u lirua, por drejtori dhe një mësues i shkollës vazhdojnë të mbahen peng.
Qeveria dhe separatistët në rajonin anglishtfolës akuzuan njëri-tjetrin për rrëmbimet.
Është e paqartë se kush i rrëmbeu nxënësit dhe pse, por autoritetet thonë se të liruarit po merren në pyetje para se të ribashkohen me prindërit e tyre.