Mediat në gjuhën serbe bëjnë të ditur se dy serbët e arrestuar ditë më parë në pikëkalimin kufitare gjegjësisht Dheu i Bardhë, me dyshimin për aktivitet spiunazhi, janë liruar.
Bëhet fjalë për dy spiunët Trajan Trajkovic dhe Boban Dajic.
Prokuroria në Gjilan ka thënë se dy serbët e arrestuar u kapen me dokumente për zyrtarë serbë me pozita nëpër komuna, që do t’ia dorëzonin Beogradit, ndërsa reagimi në lidhje me këtë nga Beogradi ishte i ashpër, i cili e dënoi ashpër veprimin e Policisë së Kosovës.