Është liruar nga paraburgimi, Bashkim Jupa, i cili me 22 dhjetor të vitit të kaluar, sulmoi fizikisht gazetarin, Valon Syla.Lajmin për Gazeta Blic, e kanë konfirmuar burime brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Bashkim Jupa, kishte sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla, në qendër të Prishtinës.Shkak i këtij sulmi kishte qenë një deklaratë e Sylës, rreth mërgimtarëve.Jupa ishte arrestuar brenda ditës kur ndodhi sulmi.
Ndaj tij ishte caktuar fillimisht paraburgim prej 48 orës, me urdhër të Prokurorit të lëndës.