Ish-presidenti katalunas, Carles Puigdemont, është liruar me kusht nga burgu në Gjermani, pasi gjykata refuzoi kërkesën e Spanjës për ekstradim.
Ai pagoi 75 mijë euro të premten dhe është duke u larguar nga burgu në qytetin gjerman të Neumuenster, ku është mbajtur për një muaj.
Puigdemont u arrestua muajin e shkuar me një fletë-arrest ndërkombëtar të Spanjës, ndërsa ekstradimi i tij mund të ndodhë, nëse kanë bazë akuzat për keqpërdorim të fondeve publike.
Pasi gjykata e ka vlerësuar si të pabazë për ekstradim akuzën e autoriteteve spanjolle për rebelim, meqë ligjet gjermane e trajtojnë ndryshe, duke vendosur që ta lirojë me kaucion ish-presidentin katalunas.