Puigdemont: BE-ja më e shqetësuar për Venezuelën sesa për gjykimin e separatistëve katalunas

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Ish kryetari i Katalonisë, Carles Puigdemont ka kritikuar Bashkimin Evropian se është duke u shqetësuar më tepër për situatën në Venezuelë sesa për atë që po ndodh në Madrid.

Puigdemont që ndodhet në ekzil të vetëshpallur, ka folur në Berlin, pasi që dhjetëra liderë katalunas janë duke u gjykuar në Madrid për tentativën që ta shkëpusnin Kataloninë nga Spanja në vitin 2017, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se Brukseli ka mbrojtur të drejtat e njerëzve gjithandej botës, por jo edhe pragun e vet, lidhur me separatistët katalunas.

“Pse BE-ja është më shumë e shqetësuar me atë që po ndodh në Venezuelë sesa me atë që po ndodh sot në Madrid?, ka pyetur ai.

Gjykimi sipas tij është një “stres test” për juridiksionin dhe demokracinë spanjolle.

“Keni besim në vete dhe shikoni kah liderët tanë politikë dhe socialë. Ata janë shumë të fortë dhe po mbrojnë vlerat tona për të cilat ne dëshironim të vendosnim vet dhe të ardhmen tonë”, ka thënë Puigdemont.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme