Pompeo thotë se ShBA-ja nuk do të heqë dorë nga Venezuela

Prishtinë | 13 Pri 2019 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, të premten ka mbrojtur sanksionet ndaj Venezuelës.

Ai tha se SHBA-të nuk do të braktisin përleshjet në kombin latino-amerikan të drejtuar nga socialistët që kanë shtyrë vendin drejtë krizës ekonomike dhe politike.

Këto Pompeo i tha gjatë një udhëtimi tre ditor që pati në Kili, Paraguaj, dhe Peru.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk do të heqin dorë nga kjo luftë,” tha ai gjatë një eventi në kryeqytetin kilian Santiago, duke shtuar se vendi do të vazhdojë t’i mbështesë venezuelasit “me guxim në këmbë për demokracinë në vendin e tyre të origjinës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme