Makinisti i linjës së trenit Prishtinë-Pejë është liruar nga arrestimi 48 orësh.
Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv Valon Prebreza, sekretar i Sindikatës së Trainkos.
Ai tha se qarkullimi i trenave pritet të fillojë shumë shpejt.
“Në ora 11:48 është liruar makinisti i arrestuar. Qarkullimi trenave do të fillojë në mënyrë të rregullt, janë duke njoftuar i gjithë personeli, shumë shpejtë do të fillojë qarkullimi”, tha Prebreza.
Po ashtu edhe Shkodran Nikçi, zëdhënës për media në Prokurorinë Themelore të Pejës tha për klankosova.tv se është liruar makinisti i arrestuar për rastin e vajzës që ka ndërruar jetë në Klinë.