Mikel Qupi është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës. Ai akuzohej se kishte bërë plan ta vriste deputeten e Alternativës, Mimoza Kusari-Lilën dhe Prenk Radin.
“Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, sot me 18 dhjetor 2017, LIROI nga të gjitha pikat e aktakuzës z. Mikel Qupi, i cili nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ishte akuzuar për tentimvrasjen e znj. Mimoza Kusari – Lila dhe z. Prenk Radi”, ka njoftuar avokati i tij, Besnik Berisha.
“Kjo aktakuzë ishte mbështetur tërësisht në një tregim të trilluar, nga një mercenar i vet deklaruar dhe mjerisht ishte besuar në tërësi edhe nga Prokuroria, e cila dështoi për të provuar gjë që kishte shkruar e pretenduar”, ka shtuar ai në Facebook.