Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka marrë vendim që të lirojë nga pagesa çdo studentë i cili në atë universitet ka dhe një motër ose vëlla të regjistruar.
Këtë njoftim e ka dhënë sot Universiteti i Prishtinës në lidhje me aplikimin për lirim nga pagesa e semestrave për studentët e UP-së për vitin akademik 2016/2017.
Vendimi vlenë për studentë të nivelit bachelor dhe master.
“Familjet kosovare që kanë më tepër se një student në Universitetin e Prishtinës do të paguajnë vetëm për një student, ndërsa për studentë tjerë nuk do të paguajnë”, shkruan në vendimin e UP-së.