Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i grumbullojë për dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve kundër Maltës si mysafirë, më 17 nëntor dhe kundër Azerbajxhanit, më 20 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën në hotel “Emerald”, derisa stërvitja e parë mbahet të martën.
Pas katër ndeshjeve të para, Kosova kryeson në grupin e 3 në Ligën D me tetë pikë të grumbulluara.