Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për RTK-në ka përzgjedhur 18 kandidatë të cilët do të dërgohen për votim në Kuvendin e Kosovës.
FOL në një postim në Facebook thekson se Komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për RTK-në ka përfunduar tashmë intervistimin e 91 kandidatëve nga 132 kandidatë sa kishin aplikuar.
“Ky ishte ndër proceset më të mëdha sa i përket rekrutimit që Kuvendi i Kosovës ishte marrë deri më tani, për shkak të numrit të madh të kandidatëve që kishin aplikuar. Nga monitorimi ynë del se ky proces ka shkuar korrekt dhe të gjithë anëtarët e Komisionit kanë treguar bashkëpunim me shoqërinë civile”, thuhet në njoftimin e FOL-it.
Gjithashtu thuhet se “vlen të theksohet transparenca e tërë këtij procesi, duke bërë që edhe poentomi i kandidatëve të bëhet në prezencë të monitoruesve të shoqërisë civile. FOL ka mirëpritur që Komisioni Ad-Hoc ka vendosur që të respektohet Ligji për Barazi Gjinore në këtë proces, duke dërguar në Kuvend për votim një listë me përbërje të barabartë me kandidatët gra dhe burra”.
Në listën e ngushtë që shkon në Kuvend, janë 16 kandidatë shqiptar, prej të cilëve 8 gra dhe 8 burra dhe 2 kandidatë (një burrë dhe një grua) nga komuniteti serb.
Lista me 18 kandidatët që do të shkojnë në Kuvend për votim.
FOL i bënë deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që gjatë votimit të kandidatëve të respektohet Ligji për Barazi Gjinore, si rrjedhojë Bordi i RTK-së të ketë përfaqësim të barabartë gjinor.