Lista për “Tarragona 2018” nxjerr kontradiktat në sportin kosovar

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 09:15 | Nga

Lista e publikuar të mërkurën nga Komiteti Olimpik i Kosovës e sportistëve që do të përfaqësojnë vendin në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, ka vënë edhe njëherë në pah kontradiktat që ekzistojnë në sportin kosovar.

Janë gjithsej 40 sportistë të 12 sporteve të ndryshme që do të garojnë për herë të parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare, në mesin e tyre edhe dy taekwondistë. Federata e Taekwondos, ndonëse e vlerësuar e vogël për shkak të anëtarëve që ka, aktualisht është e ndarë në dy krah. Madje ndarja është thuajse zyrtare, përkatësisht e “legjitimuar” nga organet drejtuese të sportit, shkruan sot Koha Ditore.

Në sajtin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), në të dhënat zyrtare për Federatën e Taekwondos së Kosovës, kryetar shkruan se është Nuhi Gashi, ndërsa sekretar gjeneral Enis Qafleshi. Në sajtin zyrtar të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në të dhënat zyrtare për Federatën e Taekwondos së Kosovës shkruan se kryetar është Gazmend Preniqi, ndërsa sekretar i përgjithshëm Durim Berisha.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme