Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropina në Kosovë, Natalia Apostolova, ka takuar përfaqësues të Listës Serbe.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka deklaruar se momentalisht nuk duhet të flitet për çështjen e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Ka shumë probleme të tjera më të mëdha me të cilat duhet të merret Qeveria dhe Kuvendi se sa themelimi i ushtrisë”.
Ai po ashtu ka shtuar se Lista Serbe nuk e përkrahë Ligjin për Liritë Fetare sipas tij, ky ligj është konfuz në raport me kishën ortodokse serbe.
“Ligji për religjionet ende nuk ka ardhur në parlament ne do të mbështesim ketë ligj. Dokumentet personale vazhdojnë të kenë probleme këtu siç janë edhe lejet e vozitjes sepse nëse këtu nuk e ke lejen e Kosovës nuk mund të regjistrosh veturën tënde dhe njerëzit tanë nëpër komunat me shumicë serbe po kanë ende probleme me këtë”.
“Ne do të donim më shumë pozita të serbeve nëpër institucione lokale dhe qendrore dhe kjo do të mundësonte një funksionim më të mirë të institucioneve. Qytetarët tanë po përballen me probleme substanciale”.
Sasha Radosavljeviq, tha se ka kërkuar që të zbatohen marrëveshjet e Brukselit, veçanërisht krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Grupi jonë parlamentar do të kërkojmë që të gjitha marrëveshjet e Brukselit të implementohen veçanërisht asociacioni i komunave”.
Ai foli edhe për buxhetin si dhe ligjin për Shërbimin Civil.
“Buxheti që do të vijë për 2018 për ne është shumë e rëndësishëm në një mënyrë tjetër në mënyrë që të mos mendohet se ministria e vetme që merret me komunitetet dhe do të donim që buxheti të ndahej për ne sikur ministritë tjera”.
“Gjithashtu mendoj se ligji për shërbime civile nuk po aplikohet për të cilat edhe të gjitha komunitetet të jenë të përfshira që të aplikohet kuota 10 për qind e pjesëmarrësve në administratë të jetë e përfshirë. Para se ligjit të vije në parlament ne do të vendosim a do ta përkrahim”.
Ankesa pati edhe sa i përket aplikimit të gjuhës serbe në disa dokumente, raporton EO.
“Nuk po aplikohet gjuha serbe si gjuhë zyrtarë sepse gjuha serbe ne disa dokumente nuk është e shënuar mirë dhe do të provojmë që në të ardhmen të kërkojmë ndryshimin e ligjit për këtë ”.
Pasi dëgjoi ata Apostollova, tha se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pritet të përshpejtohet pas përfundimit të balotazhit.
Kjo pasi sipas saj, edhe Kryeministri ka vullnet për të punuar në këtë çështje dhe se BE do të bëjë dhe po bën presion që të punohet për Asociacionin.
“Ne kemi parë disa progres ne disa marrëveshje të Brukselit. Zyra jonë po ndihmon në implantimet e tyre dhe besoni e nuk është edhe aq lehtë. Ju përmendët asociacionit dhe natyrisht kjo duhet dhe ndaleni të bëhemi të sinqertë duhet të fillojë tani me qeverinë e re është një mangësi. Pas zgjedhjeve do të shohim më saktësisht për këtë çështje”.
Shefja e BE-së, foli edhe për liberalizimin, ajo tha se e rëndësishme është luftimi i krimit e korrupsionit.
“Liberalizimi i vizave është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës duhet të plotësohet edhe kriteri i korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Ajo shtoi se që Kuvendi duhet të punoj aktivisht.
“Ne do të donim që kuvendi të mblidhet më shpesh. Erdha këtu që ne do të donim që të kemi më shumë punë në draftimin e ligjeve. Ne po ndihmojmë Kosovën për të proceduar këto draft ligje dhe në të njëjtën kohë duam që të ketë më shumë diskutime në asamble. Ne do të donim të ju japim këshilla në konsultime në mes të komunitet Lista Serbe ka një vend të rëndësishëm në asamble”.