Në Kuvendin e Kosovës janë parë duke hyrë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, por ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim me përfaqësuesit e LDK-së, raporton Ekonomia Online.
Pak më parë ka përfunduar takimi ndërmjet kryetarit të Lidhjes Demokratike tի Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj.
Në fillim të takimit Mustafa ka deklaruar se i kanë 64 vota për qeverinë e re, po ashtu edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së ka pranuar se Lista Serbe do të jetë pjesë e qeverisë “Hoti”, raporton EO.