Lista Serbe ka dënuar ashpër incidentet që kanë të bëjnë me sjelljen e trazirave në mesin e serbëve.
Sipas mediave serbe, Lista Serbe u ka bërë thirrje politikanëve të opozitës në Beograd të mos përdorin sulmet ndaj serbëve në Kosovë për promovimin e tyre,.
“Është qartë se disa persona janë mërzitur nga paqja që kemi arritur me kaq vështirësi në periudha të ndryshme, dhe po shikojnë të vënë trazira”, ka thënë Lista Serbe, duke u bërë thirrje urgjente të gjitha institucioneve relevante të intensifikojnë angazhimin e tyre për të siguruar sigurinë e qytetarëve, sepse, sipas tyre paqja është parakusht i sigurisë për të normalizuar jetën në Kosovë.