Lista Serbe bllokon formimin e institucioneve me “kërkesa të papranueshme”

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 14:52 | Nga

Para dy ditësh Aleanca Kosova e Re ka arritur marrëveshje me koalicionin PAN për formimin e institucioneve.

Pritej që këtë javë të mblidhej edhe njëherë Kuvendi i Kosovës për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Mirëpo arbresh.info mëson nga burimet e saj se kjo nuk pritet të ndodhë pasi Lista Serbe është duke vënë kushte të papërballueshme për koalicionin PANA.

Sipas këtyre burimeve, kërkesat e kësaj partie serbe janë të papranueshme duke bërë kështu që të bllokohet sërish formimi i institucioneve pavarësisht se ishte menduar që kjo punë kishte përfunduar me lidhjen e marrëveshjes AKR-PAN.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme