Lista Serbe del me reagim propagandues kundër konfiskimit të pasurisë së kryeterroristit Radojiçiq

Prishtinë | 04 Pri 2024 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Lista Serbe ka deklaruar se sot në formë paligjshme iu është marrë shtëpia fëmijëve të ish-nënkryetarit të Listës Serbe, kryeterroristit të Banjskës, Milan Radoiçiq, në Mitrovicë të Veriut.

Sipas reagimit të tyre, kryeministri Albin Kurti është duke u munduar që t’i frikësojë serbët.

“Sot në Mitrovicë, në bazë të urdhrit të Albin Kurtit, me qëllim të përshkallëzimit shtesë, në mënyrë të paligjshme dhe të paarsyeshme iu mor shtëpia dhe çatia mbi kokë fëmijëve të Milan Radoiçiqit nga Kosova, por edhe për të frikësuar të gjithë serbët dhe për t’u dhënë atyre një mesazh se nuk kanë vend këtu”.

“Në emër të Listës Serbe dhe të gjithë popullit serb pyesim veten nëse presioni për emigrimin e serbëve dhe fëmijëve serbë është bërë gjë normale dhe vlerë evropiane e shekullit XI? A është faji i secilit prej nesh sepse ai është serb, dhe kjo është një arsye mjaft e mjaftueshme për shtypje dhe dëbim nga ky rajon? A janë të vetëdijshëm përfaqësuesit ndërkombëtarë se duke heshtur janë bërë bashkëfajtorë të dukshëm në dëbimin e serbëve?”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Të ngjashme