Lista Serbe thekson se Prishtina po përpiqet të vendosë forcat në veri të Kosovës sipas tyre “nën pretekstin e mbrojtjes së qytetarëve, me qëllimin e okupimit të heshtur të komunave serbe”.
LS thekson se “përkundër të kuptuarit të situatës së re përreth pandemisë së koronavirusit, ajo me vendosmëri kundërshton qëllimin e fshehtë të Prishtinës për të vendosur forcat ushtarake në veri”., raporton Tanjug.