Lista Serbe e sjellë Gjuriqin në Kosovë

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 12:58 | Nga

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq  ndodhet në Kosovë ku po merr pjesë në mbledhjen solemne të Listës Serbe për ta shënuar përvjetorin e ekzistencës së sajqë mbahet në Mitrovicë.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq tha kjo listë ka për qëllim të forcojë popullin serb në Kosovë.

Ai ka mbështetjen e Qeverisë së Serbisë dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq “.

“Ne kemi arritur të ruajmë institucionet tona. Ne kemi për të shpëtuar një komb” tha ai.

Në fjalimin e tij të hapjes, ai foli për suksesin e madh të kësaj partie në institucionet e Kosovës. Këto janë zgjedhjet fituese, zhvillimi ekonomik, punësimi i të rinjve, kryebashkiakët e suksesshëm.

Ai dërgoi dy udhëzime për mbijetesën e serbëve – pjesëmarrjen e të rinjve në FSK dhe largimin e të rinj serb.

“Ne u bëjmë thirrje njerëzve që të mos i bashkohen këtij formacioni”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme