Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se qeveria e ardhshme mund të formohet edhe pa Listën Serbe.
Por sipas tij, kjo parti para se të mendojë të bëhet pjesë Qeverisë duhet të respektojë Kushtetutën dhe të dokumentojë që e njeh Kosovën.
Kurse nga Lista Serbe i janë përgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se kjo është kërkesë paradoksale pasi vet anëtarët e kësaj partie nuk e njohin Kosovën.
“…ata e mohojnë Kushtetutën e të njëjtës Kosovë të vetëshpallur, të ashtuquajturat simbole të saj, por edhe të gjitha detyrimet që Prishtina ka ndaj popullit serb, si në ligje në fuqi, ashtu edhe nën detyrimet aktuale ndërkombëtare, flasin për respekt për një shtetësi të Kosovës që rrjedhin nga Marrëveshjet e Brukselit”, thuhet në reagimin e tyre.
“Prapëseprapë, do t’iu japim këshilla njerëzve të Kurtit, nuk është kohë e mençur politike të shpenzoni sulme ndaj serbëve”, përfundon komunikata.
LEXONI EDHE: