Lista Serbe tashmë ka filluar të bëjë trysni e shantazhe ndaj qytetarëve në veri të Kosovës. Kështu i ka deklaruar TV Mir në Leposaviq, Nenad Radosavleviq.
Janjiq, kryetari i Forumit për Marrëdhënieve Etnike vlerëson se Lista Serbe nuk do të mund të marrë më shumë se 8 mandate në këto zgjedhje, ndërsa idenë për të shuar çdo zë tjetër në Kosovë, nuk është e mirë.
Radosavleviq i ka thënë këtij mediumi se Lista Serbe përbën grup interesi që shfrytëzon të gjitha instrumentet që perëndimi ia ka dhënë Aleksandar Vuçiqit që të bëjë çfarë ia do qejfi dhe i cili këtë po e bën përmes trysnive dhe shantazheve, transmeton Koha.net.
Siç është shprehur ai, trysnitë e shantazhet më së shpeshti bëhen përmes pagave në institucionet serbe, investimeve e subvencioneve, përkatësisht përmes kërcënimeve se mund të mbesin pa to.