Përfaqësues të Listës Serbe, të prirë nga prefekti i Graçanicës Sërgjan Popoviq, kanë shkuar në fshatin Uglar , prej nga, siç njofton n1, kanë apeluar tek organet kompetente që sa më parë të zbulojnë autorët e grafiteve kërcënuese që janë shkruar në murin e shkollës së fshatit.
“I ftojmë organet kompetente që sa më parë të zbulojnë sulmuesit, sepse zbulimi dhe dënimi i tyre do të jepte mesazh se këtë vepra nuk do të kalojnë pa u dënuar por edhe se ky është incidenti i nëntë në Uglar gjati një muaji të fundit”, thanë ata dhe shtuan se ky incident, sikur dhe të tjerët, kanë për qëllim frikësimin e serbëve nëpër gjithë Kosovën.
Ata i kanë ftuar qytetarët në përmbajtje.
“Në këtë rast, ky sulm është shumë i rrezikshëm sepse është atakuar shkolla, në të cilën mësojnë më shumë se 150 nxënës, dhe kjo i ka shqetësuar shumë qytetarët”, citohet kumtesa e Listës Serbe e cila shton se janë të zhgënjyer me heshtjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë.
Sipas medieve serbe në këtë shkollë janë shkruar grafitet UÇK, Vrite Serbinë, Kosova është Shqipëri etj.
Policia e Kosovës ka filluar hetimet lidhur me këtë rast.
Marko Guriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i ka quajtur të papranueshme këto grafite.