Anëtarët e Forumit Kombëtar Serb i kanë kritikuar ashpër deputetët e Listës Serbe për siç e kanë vlerësuar ata “se nuk kanë bërë asgjë për të parandaluar konfiskimin e Trepçës.
Sipas këtij forumi, deputetët serbë janë “poshtëruar në mënyrë të rregullt”, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për Trepçën, meqë sipas tyre kështu e kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe se kanë aktruar veçanërisht në mënyrë të diskredituar, duke e luajtur rolin e të ofenduarve, raportojnë mediat serbe.
“Zotërinj të Listës Serbe, ju keni të drejtë të jeni të marrë dhe të paarsimuar, por vetëm për qëllime private. Nuk e keni mandat për t’i përdorur aftësitë tuaja që ta bëni të palumtur popullin dhe shtetin tonë. Ato mbajini për veti” – thuhet në deklaratën këtij forumi, transmeton Klan Kosova.