Përfaqësuesit e Listës Serbe nesër do të vendosin nëse do ta fillojnë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe njëanshëm.
Lista Serbe kishte dhënë 20 prillin si datën kur do të vendosnin vet për formimin e Asociacionit, nëse deri në këtë kohë nuk ndërmerret diçka nga organet e Kosovës.
Ky vendim ishte marrë muajin e kaluar kur asamblistët dhe kryetarët e 10 komunave serbe në Kosovë ishin mbledhur dhe e kishin vendosur 20 prillin si afat për institucionet kosovare.
Përfaqësuesit e Listës Serbe do të takohen edhe sot në orën 13 në Zveçan për të njëjtën çështje.