Ne po fillojmë t`i zhbllokojmë institucionet, gjë që është e mirë për qytetarët, tha deputeti nga radhët e listës Serbe, Igor Simiq, duke komentuar nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Aleancës Kosova e Re të Behgjet Pacollit me koalicionin PAN.
Ai tha për Tanjugun se Lista Serbe është ende e hapur për bisedime dhe përsëriti se përpara çdo marrëveshjeje, do të konsultohet Qeveria e Serbisë dhe Presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.